75 Mall Live Search
13:38 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nis protesta e punëtorëve të “Telekomit”, kërkohet zgjidhje për bllokadën e krijuar

Ka filluar protesta e punëtorëve të “Telekomit” për të shprehur shqetësimet e tyre për bllokimin e xhirollogarive bankare dhe fillimit të tërheqjes së një pjese të mjeteve nga “Dardafoni”.

Dhjetëra protestues të kompanisë publike “Telekom”, të cikët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare në Kuvend të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës që ia ka bërë “Dardafoni” “Telekomit”.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit Lamih Balaj, duke e quajtur Blerim Devollin kriminel ka thënë se “Dardafoni” me këtë ndërhyrje në pasurinë publike po ua mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve.

Balaj ka kërkuar nga deputetët t’i bashkohen protestës.

Grupi parlamentar i VV-së ka dalë nga seanca për të mbështetur protestuesit, ku shefi i këtij grupi Rexhep Selimi theksoi se ajo çfarë po ndodhë në “Telekom” është e patolerueshme nga Devollët.

Tashmë organizatorët e kësaj proteste pas ftesës që u bëri kryeministri Avdullah Hoti kanë shkuar në një takim në Qeveri.

KosovaPressi dje ka raportuar edhe për tërheqjen e rreth 3.5 milionë eurove nga “Z-mobile”

Protestuesit të cilët po mundohen të mbajnë distancë në këtë kohë pandemie, nuk kanë përjashtuar mundësinë se do protestojnë 24-orë para Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave.