12:03 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbahet protesta e VV-së kundër kryeprokurorit Lumezi

Protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi tanimë ka filluar.

Protestuesit me pankarta në duar janë mbledhur para Prokurorisë dhe po bëjnë thirrje për drejtësi, raporton Indeksonline.

Pos pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar edhe ushtarët britanik.

Policia ka njoftuar se deri në përfundim të protestës do të jenë të mbyllura rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”. /Indeksonline/