75 Mall Live Search
11:57 / E Martë, 30 Shtator 2025 / b l

Nis protesta, kërkohet lirimi dhe drejtësi për Arbnor Spahiun

Në Prishtinë ka nisur protesta ku po kërkohet lirimi nga paraburgimi për ish-oficerin e Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu.

Qytetarët iu kanë bashkuar thirrjes për protestë nga ana e familjes së Spahiut.

Theksojmë së tash e disa muaj shteti serb po mban në paraburgim Spahiu.

Spahiu, sipas Serbisë, dyshohet se e ka kryer këtë krim në pjesën veriore të Kosovës, në Banjskë, ku një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Sipas familjarëve, kjo protestë synon t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të ngrenë zërin kundër padrejtësisë me të cilën përballen Arbnori dhe familja e tij prej disa muajsh./Indeksonline/