12:09 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Përfundon protesta kundër ajrit të ndotur, këto janë kërkesat e qytetarëve (Foto)

(I plotësuar). Ka përfunduar protesta kundër ndotjes së ajrit, ku qindra protestues kërkuan ajrë të pastër.

Organizatori i kësaj proteste, Vullnet Krasniqi, ka thënë se, nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, atëherë javën tjetër do të organizohen protesta tjera.

“Shihemi pas një jave me protestën tjetër nëse kërkesat tona nuk merren parasysh nga Qeveria”, ka thënë Krasniqi.

…………………………

Qytetarët kanë nisur protestën kundër ndotjës së ajrit, që këto ditë ka tejkaluar standardet e lejuara.

Kjo protestë ka mbledhur qindra qytetarë të cilët në sheshin “Skenderbeu” po protestojnë që të thithin ajër të pastër, raporton Indeksonline.

Me maska ata po mbajnë pankarata në duar me mbishkrime “Helm”, “Ajr po du”, “Ky ajr po po ma nxënë frymën” etj.

Ndryshe, sot Policia e Kosovës bashkë me inspektor të komunës janë duke ndaluar veturat për të hyrë në qarkullim me qëllim përmirësimin e ndotjës së ajrit./Indeksonline/

 

Temat: