75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 22 Maj 2026 / KV

Nis protesta kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Ka nisur protesta para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta po organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi”.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar “Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës”, “Zhvillimi nuk është krim”, “Rugova jashtë parkut”, e të tjera.

Ndërsa, është bërë e ditur se pas ministrisë protestuesit do të shkojnë te qeveria.