75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe – numër i vogël protestuesish

Ka filluar protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë.

Mirëpo aty është parë një numër i vogël njerëzish që po marrin pjesë, shkruan IndeksOnline.

Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Gashi ka thënë se protesta do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të “Telekomit” të Kosovës.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.