75 Mall Live Search
16:36 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / LB

Nis protesta kundër Vuçiqit në Tiranë

Ka nisur protesta e organizuar në Shqipëri, përballë kryeministrisë.

Kësaj proteste me qytetarë është duke i paraprirë ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe ky aktivitet është organizuar kundër vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Tiranë dhe idesë për “Ballkanin e hapur’’.

Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.

Në anën tjetër, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pritet të mbërrij rreth orës 19:00 në Elbasan ku  kryeministri Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi.