Nis protesta në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së

Ka nisur protesta në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, e cila po mbahet në shenjë përkrahje të ish- çlirimtarëve në Hagë.
Interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë duket të jetë shumë i vogël, shkruan IndeksOnline.



Ky aktivitet protestues mbahet për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë. /IndeksOnline/

