13:50 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nis protesta për “Grupin e Kumanovës” (Video/Foto)

Familjarë të të vrarëve dhe të burgosurve të të ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës”, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe përkrahës të tyre, kanë dalë në shesh të Prishtinës për të protestuar lidhur me dënimin e të dënuarve të këtij grupi.

Ata kanë dalë me parulla në duar ku shkruhet: S`jemi terroristë, jemi çlirimtarë, UÇK është çlirimtare, hetim ndërkombëtarë, rigjykim për drejtësi, etj, raporton Indeksonline.

“Ata janë luftëtarë pavarësisht se si i quan politika”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e failjarëve të të dënuarve në protestë.

Kujtojmë se në konfliktin në Kumanovë kanë mbetur të vdekur 10 persona të grupit, si dhe disa policë maqedonas./Indeksonline/