75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Nis protesta për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, “Boll mo, çdo dhunes të përfundojë në burg”

Pak minuta më parë ka nisur protesta përballë stacionit policor në Ferizaj, për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.

“Në shoqërinë tonë nuk ka vend të sigurt për gratë dhe vajzat, Gratë rrihen e dhunohen edhe në shtëpitë e tyre, në rrugë. Rruga ndaj grave është sistematike dhe nuk dëgjohen, ato fajëzohen për vrasjet që ju ndodhin. Ky rast sikundër rasteve të mëparshme nuk është rast i izoluar, dhuna në baza gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale. Çdo dhunues të përfundojë në burg”, ka thënë njëra nga përfaqësueset e protestës, transmeton IndeksOnline.