75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nis protesta tek parlamenti, mijëra qytetarë thirrje: Rama ik!

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita e bashkuar para parlamentit të Shqipërisë. Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit.

Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.