19:05 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Nis punën zyrtarisht ambasadori i Kosovës në Gjermani, ia dorëzon letrat kredenciale presidentit gjerman

Faruk Ajeti është ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani. Ai sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kështu ka bërë të ditur Ajeti përmes një postimi në Twitter, teksa ka ndarë edhe pamje nga takimi.

Ai thotë se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit Federal, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, ka shkruar ai./Indeksonline/