75 Mall Live Search
07:41 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Nis që nga sot greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se të premten, më 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00, para administratës së QKUK-së do të mbahet greva e paralajmëruar.

Në njoftimin e lëshuar për media nga FSPTSPK-ja thuhet se sot do të mbajnë takimin e fundit përmbyllës të të gjithë këtij procesi, në QKUK në mes të Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-se, Osman Hajdari.

“Ju thërrasim që të premten, më 11.07.25 duke filluar nga ora 10:00, para administratës së QKUK-së të nis greva e paralajmëruar”.

“Sipas të gjitha informacioneve aktorët kryesorë po e vonojnë nënshkrimin e kontratës për qëllime të tyre individuale, që në fakt ky proces ka mundur të përfundonte për vetëm tri ditë angazhim”, thuhet në njoftim