75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / L K

Nis që sot një regjim i ri i evropian për trafik në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri

Nis që sot një rregjim i ri europian i trafikut lokal per zonat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës. Dy ministrat e brendshëm Balla dhe Sveçla, do të inagurojnë sot zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Me këtë marrëveshje nga sot do të fillojë një regjim i ri europian i trafikut lokal per zonat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Do të ketë procedura për lëshimin e lejeve të trafikut lokal për banorët e qendrave të banuara të zonës kufitare, Kukës, Has dhe Tropojë, (deri në 30 km distancë nga të dyja krahët e kufirit tokësor të të dyja vendeve) sipas protokollit përkatës.

Ky është një lajm shumë i mirë sidomos për Kukësin, Hasin dhe Tropojën./Indeksonline/