Nis raportimi i shefit të AKI-së, i mbyllur për media
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni është duke raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e kësaj agjencie.
Raportimi i Maxhunit që ka nisur nga ora 11:00 është i mbyllur për media, transmeton Indeksonline.
Mediat u lejuan vetëm të marrin pamje në fillim dhe pastaj iu kërkua të dalin jashtë sallës. /Indeksonline/



