75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / k.v

Nis raportimi i Simmons për skandalet e EULEX-it në Kosovës, këtu mund ta ndiqni LIVE

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons ka nisur raportimin në Kuvendin e Kosovës.

Simmons përmes një video-lidhje po raporton për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Raportimi i Simmons po bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Këtu mund ta ndiqni live raportimin e tij: