75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / k.v

Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve, të cilat u takojnë disa komunave.

“Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranoheshin si të rregullta”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve, apo janë të paplotësuara.

“Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat: Gjakovë, Fushë-Kosovës, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 vendvotime, që do të rinumërohen”, ka thënë ai./IndeksOnline/