Nis rinumërimi i votave në Rahovec (LIVE)
Ka nisur rinumërimi i votave për komunën e Rahovecit.
Atje do të rinumërohen votat e vetëm 3 qendrave të votimit, shkruan Indeksonline.
Në balotazhin e 19 nëntorit, në Rahovec fitues doli Smajl Latifi i AAK-së, duke lënë mbrapa Idriz Vehapin e PDK-së./Indeksonline/