Nis rregullimi i disa rrugëve në Kodrën e Trimave

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e rrugëve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj, i cili ka postuar një video ku shihet se puna për trajtimin e rrugëve të kësaj lagje veçse ka nisur, me një intensitet të shtuar.
“Kemi filluar me trajtimin e rrugëve në lagjen Kodra e Trimave”, ka shkruar Zogaj në Facebook.