75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis rrënimi i mureve ndarëse pa leje, në ndërtesat kolektive, në lagjen “Dardania”

Drejtori i Inspeksionit i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë etij në Facebook, ka treguar sot kanë nisur me ekzekutimin e disa vendimeve për rrënime në lagjen “Dardania”.

“Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve.

“Drejtoria e Inspeksionit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rendin ligjor dhe urdhëresat e inspektorëve”, ka njoftuar Tahiri, përcjell Indeksonline.

Më tej ai ka thënë se në të kundërtën, për çdo zhvillim të punimeve pa leje, rrënimi është i pashmangshëm!/Indeksonline