14:16 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nis rrugëtimi i Armend Zemajt në secilën komunë të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Komunën e Gjilanit për të biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19, shkruan IndeksOnline.

E njësoj do të veprojë edhe në ditët në vijim në komunat e tjera.

Zemaj ka thënë se “si ministër do të vazhdojë vizitat në secilën komunë, duke shprehur përkushtimin për avansimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë”.

Njoftimi:

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, sot isha në Gjilan.

Gjatë takimit me kreun e komunës z. Lutfi Haziri biseduam për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe koordinimin që kemi si ministri me komunat, në përkushtimin tonë institucional për menaxhimin sa më të mirë të situatës aktuale.

U zotuam që Qeveria e Kosovës do të jetë pranē qytetarëve në këtë betejë me të cilën po përballet i gjithë rajoni dhe bota.

Me kryetarin Haziri biseduam edhe për lehtësimin e masave që Qeveria ka marrë, veçmas për lejimin e linjave ajrore dhe tokësore,në mënyrë që t’i mundësohet mërgatës sonë ardhja në vendlindje.

Gjatë kësaj vizite, Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, i dhuruam një autoambulancë, donacion i Bashkimit Evropian.

Si ministër do të vazhdoj vizitat në secilën komunë, duke shprehur përkushtimin për avansimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.

Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet yni.