10:48 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nis samiti i BERZH-it në Londër, diskutohet për mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor

Ka filluar Samiti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili zhvillohet në Londër.

Në këtë takim marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi kyç i këtij samiti është prezantimi i sektorëve me mundësi të mëdha investimi.

I pranishëm në këtë samit është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, raporton Indeksonline.

“Samiti i kryeministrave nxjerr në pah përpjekjet e tyre për të bërë vendet e Ballkanit Perëndimor si rajon më me shumë investitorë”, u tha në publikimin e Jaap Sprey-t.

Gjithashtu janë bërë disa publikime lidhur me atë se çfarë do të diskutohet në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, të cilët kishin ulëset ngjitur me njëri-tjetrin./Indeksonline/