Nis seanca e Gjykatës Speciale, pritet vendimi për Gucatin e Haradinaj

Sapo ka filluar seanca e Gjykatës Speciale në Hagë ku pritet të merret vendimi për ish kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit dhe ish-nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinajt, shkruan IndeksOnline.
Gucati e Haradinaj janë akuzuar për veprat penale: pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimin e dëshmitarëve dhe për hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ky do të jetë vendimi i parë i Gjykatës Speciale që nga themelimi i saj.