75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / S Z

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në seancën e jashtëzakonshme temë diskutimi janë mjetet vetanake dhe buxheti i vitit 2026.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.