11:04 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nis seanca e Kuvendit

Sapo ka filluar Kuvendi i Kosovës punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, ndërsa në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të re.

Në fillim të seancës deputetët pritet të vendosin rreth Propozim-Rezolutës për menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe rekomandimeve për menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së, bën të ditur Kuvendi.