10:37 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / k.v

Nis seanca e Kuvendit, deputetët deklarohen jashtë rendit të ditës (Video)

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të mbajtur seancë plenare.

Seanca ka nisur me gjysmë ore vonesë ndërsa tani deputetët po deklarohen jashtë rendit të ditës, transmeton Indeksonline.

Në rend dite janë disa pika, si: interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME) 2014-2020”, shqyrtimi i tetë projektligjeve etj./Indeksonline/

Temat: