Nis seanca e Kuvendit, diskutohet për orët e humbura nga greva
Ka nisur tanimë seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohet për çështjen e kompensimit të orëve të humbura në arsim gjatë grevës që u mbajt në fillimvit.
Për kompensimin e orëve tash e një kohë ka mospajtim mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe SBASHK-ut, raporton Indeksonline.
Këto të dyja kanë qëndrime të kundërta sa i përket kompensimit të orëve që nxënësit kanë humbur gjatë grevës. /Indeksonline/