75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 02 Maj 2025 / mp

Nis seanca gjyqësore ndaj Millun Milenkoviqit “Llune” dhe 3 të tjerëve për sulm në zyra të KKZ-së

Ka nisur seanca në Gjykatën e Prishtinës ndaj Millun Millenkoviqit i njohur si “Llune” dhe ish-policëve, Aleksandar Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, të akuzuar për sulm me granatë në zyra të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Në këtë seancë prezantohen dhe administrohen dëshmit dhe provat nga prokurori.

Pala mbrojtëse e avokatëve të të akuzuarve, do ta paraqesë se si do të ofrojë dhe prezantojë mbrojtjen para trupit gjykues.

Llune mbërriti në gjykatë nën përcjelljen e forcave të shumta policore.