09:44 / E Enjte, 11 Prill 2024 / MSH

Nis seanca gjyqësore për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

Ka nisur seanca gjyqësore për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

Seanca është e mbyllur për media, ngase të akuzuar janë dy të mitur.

Për këtë rast, është mbajtur një seancë, ku të akuzuarit nuk kanë pranuar veprimet e tyre.

Lulzim Fejzullahu dyshohet se u rrah deri në vdekje nga dy të mitur në janar të këtij viti.

Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut nga Podujeva u përshkrua nga Policia në fillim si “therje me thikë” dhe versioni ndryshoi pasi 18-vjeçari vdiq pas një përpjekjeje gjashtëditore të mjekëve për ta mbajtur atë në jetë.

Pamjet e publikuara nga IndeksOnline dëshmuan se ai ishte goditur me veturë, e më pas kishte marrë goditje të përsëritshme me shkop në kokë nga dy të mitur.