75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 22 Mars 2021 / k.v

Nis seanca konstituive e legjislaturës VIII

Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës VIII e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton IndeksOnline.

Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetja më e re Adelina Grainca e PDK-së.

Të pranishëm në sallë ndodhen 114 deputetët e rinj, të cilët do të betohen pas pak.

Këtë seancë po e përcjellin nga afër edhe ambasadorët e shteteve të huaja dhe mysafirë të tjerë të institucioneve të ndryshme./IndeksOnline/