Nis seanca, kryesuesja uron 28 nëntorin dhe Ditën e Ushtrisë

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, si gjithmonë me vonesë.
Në këtë seancë që po mbahet, në sallë janë të pranishëm 79 deputetë.
Kryesuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka uruar të gjithë shqiptarët në prag të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, e po ashtu ka uruar edhe Ditën e Ushtrisë e që është dita 27 nëntor.
Kuvendi për shqyrtim ka 35 pika të rendit të ditës.