Rasti Brezovica/ Nis seanca ndaj ‘Bracës’ dhe 9 të tjerëve

Ka nisur seanca paraprake ndaj 10 të arrestuarve për vilat në Brezovicë.
Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikolic (Braca) dhe 9 të tjerët pritet të përballën me kërkesën e prokurorisë për heqjen e përkohshme të lirisë.
Kujtojmë se ata u arrestuan dje nga Njësia Speciale nga Policia e Kosovës nën koordinim e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Të njëjtit janë të ngarkuar me veprën penale marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, për ndërtimin e shtëpive dhe objekteve malore në Brezovicë. /Indeksonline/

