Nis seanca ndaj tri infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë, pamje nga gjykata

Sot kanë dalur para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen për keqtrajtimin e të moshuarës në strehimoren “Orenda” në Pejë.
Tre infermieret kanë arritur në seancë me avokatët mbrojtës.
Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, sipas aktakuzës në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore./Indeksonline/