75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nis seanca në Kuvend për buxhetin 2018 (Video)

Ka filluar seanca plenare e Kuvendi të Kosovës me gati dy orë vonesë, ku do të shqyrtohet për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Për këtë vonesë, sapo ka filluar seanca ka këruar falje edhe vet kryetari i  Parlamentit, Kadri Veseli duke thënë se më nuk do të ndodhë që në të njëjtën kohë të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe seanca.

Ndryshe, në këtë seancë  do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera:

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim./Indeksonline.