75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 22 Janar 2026 / H F

Nis seanca për Endrit Nikën, i akuzuar për vrasjen e partneres në një hotel në Fushë-Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësorë për Endrit Nikën.         

Sipas aktakuzës së datës 11.02.2025, i pandehuri Endrit Nika po akuzohet se më 01.08.2023 në Fushë-Kosovë, në hotelin “Sonoma”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën M. K.U., paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë te parkingu jashtë hotelit dhe pasi që hynë ne hotelin – dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Endrit Nika me dashje që ta privonte nga jeta tani të ndjerën, ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet e dëmtuara dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës i pandehuri Nika e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast tani e ndjera M.K.U. ka pësuar lëndime të rënda trupore edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë në QKUK.

Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura Endrit Nika nga Prokuroria po akuzohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.