75 Mall Live Search
10:08 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Nis seanca për Qeverinë Hoti në Gjykatën Kushtetuese

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca publike për ligjshmërinë e votës së deputetit, Etem Arifi.

Në këtë seancë e cila po mbahet online, do të shqyrtohet kërkesa e Vetëvendosjes rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë e Hotit.

Gjashtë muaj më parë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti  ishte ankuar në Kushtetuese, duke deklaruar se Qeveria është jo legjitime, pasi që vota e 61-të e saj është dhënë nga deputeti Etem Arifi, që ishte i dënuar me vendim të gjykatës.

Palët e interesit, VV – LDK në këtë seancë që po transmetohet drejtpërdrejt kanë edhe përfaqësuesit e tyre.

Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe anëtari i Komisionit për legjislacionin, Shkëmb Manaj.