75 Mall Live Search
10:02 / E Premte, 16 Janar 2026 / KV

Nis seanca për rastin “Banjska”, të akuzuarit sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie (Video)

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e njohur si “Banjska”, ndërsa të akuzuarit janë sjell në objektin e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, transmeton IndeksOnline.

Pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues pas avancimit të gjyqtarit Arben Hoti në Gjykatën e Apelit, seanca po zhvillohet sipas planifikimit.

Gjykata Themelore ka refuzuar vazhdimin e gjykimit në mungesë për 42 të akuzuarit e tjerë, pas sqarimit të Gjykatës Supreme se nuk jep mendime juridike për dilema procedurale të shkallës së parë.

Procedura penale po zhvillohet vetëm ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Rasti lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Aktakuza përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik, ndërsa listës së të akuzuarve i prin Milan Radojçiq./IndeksOnline/