09:21 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Nis seanca për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë të organizuar për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seancë kjo që po mbahet nën patronatin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Seanca nisi me një minut heshtje në nder të sakrificës së familjes Jashari, ku u intonua edhe himni i shtetit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Më një fjalë rasti të zgjedhurve të popullit do iu drejtohet kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti./Indeksonline