75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nis seanca për votimin e qeverisë “Kurti”

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e kryeministrit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Seanca ka filluar me mbi 40 minuta vonesë. Në hapje të saj, numri një i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se janë përmbushur kushtet për fillimin e seancës dhe se ka numër të mjaftueshëm të deputetëve të pranishëm në sallën plenare, raporton Indeksonline.

Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje pritet që sot të votohet për të kreun e Qeverisë së vendit./Indeksonline/