75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / k.v

Nis seanca për zgjedhjen e presidentit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit, transmeton IndeksOnline.

Në sallë ndodhën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, minoritetet dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka njoftuar se në sallë janë të pranishëm gjithsejtë 82 deputetë.

Pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën./IndeksOnline/