11:14 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nis seanca, pritet të votohet rezoluta për dialogun

Me një orë vonesë ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Seanca do të vazhdojë me raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ku pritet të votohet edhe një rezolutë.

Më pas vazhdohet me dy interpelanca të tjera të dy ministrave, atij të Arsimit, Ramë Likaj dhe të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.