Nis seanca solemne, presidenti slloven i adresohet Kuvendit (Foto)
Ka nisur seanca solmene në Kuvendin e Kosovës, ku fjala i është dhënë presidentit Slloven, Borut Pahor.
Ky i fundit u ka thënë deputetëve se Sllovenia është shtet mik i Kosovës.
Pahor ka folur rreth dialogur Kosovë-Serbi, ku ka thënë se këto bisedime duhet të vazhdojnë dhe se marrëveshjet duhet të zbatohen.
“Shtetet tona u ngritën duke besuar se do të jenë shtete që do të respektojnë demokracinë. Është e domosdoshme që të rregullojë të drejtën e minoriteteve. E kuptoj çështjen e vështirë, por përkrahë Beogradin e Prishtinës që të vazhdojnë dialogun, të respektojnë marrëveshjet. Ato duhet të fuqizojnë
bashkëpunimin.Unë si një shok, mik i juaji ju inkurajoj që t`i vazhdoni bisedimet dhe të respektoni marrëveshjet. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Pahor, raporton Indeksonline.