10:42 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nis seanca, vetëm 14 deputetë të pranishëm në sallë (Foto)

Kuvendi i Republikës së Kosovës qe disa ditë  është duke mbajtur seanca të një pas njëshme, kjo si pasojë e ‘mbushjes së boshllëkut’ të mospunës së tyre përgjatë këtij mandati.

Mirëpo, seancat si duket nuk po zgjojnë interesim të madh nga  deputetët. Në foton më poshtë, shihet  pamja e  sallës, pothuajse tërësisht e boshatisur.

Nga 120 deputetë sa duhet të jenë në sallë, aty janë të pranishëm vetëm 14 prej tyre, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Kuvendi dje për tetë orë ka zhvilluar punimet e seancës. Në dy pikat e zakonshme të rendit të ditës, koha për deklarime jashtë rendit të ditës, deputetë e morën fjalën në emër të grupeve parlamentare dhe ngritën shqetësimet e tyre.