75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / H F

Nis seanca/ VV-ja kandidon përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit

Grupi më i madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit.

Haxhiu ka dështuar të marrë votat e nevojshme për të drejtuar institucionin legjislativ në pesë herë të kaluara.

Tashmë, pas aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të detyruar të votonin, qoftë pro, kundër apo të abstenonin.