Nis sezoni i Moto GP në Evropë pas 17 vjetësh

Kampionati atraktiv i shpejtësisë Moto GP e nis sezonin e ri në shtegun Portimao në Portugali dhe transmetohet në platformën Artmotion.
Pas gati dy dekadave ky sport e nis sezonin në Evropë.
Gara e parë Grand Prix në Portugali është në kategorinë Moto 3 dhe nis në ora 12:00.
Më pas nga ora 13:15 do të zbresin në shteg për të garuar kategoria Moto 2.
Kurse në orën 15:00 është koha për shfaqjen kryesore atë të Moto GP.
Pikërisht në Portugali kampioni aktual Francesco Bagnaia e nis mbrojtjen e titullit.
Ai do të ketë konkurrencë të fortë nga 8 herë kampioni botëror Mark Marquez dhe ish kampioni Fabio Quartararo.