75 Mall Live Search
11:19 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Nis sezoni i ri i emisionit “Diçka po zihet”

Pjesë e shtëpive tuaja qe 13 vjet

Sot nisi sezoni i 13-të i emisionit të parë në Kosovë që i është kushtuar gatimit, “Diçka po Zihet”, me autore Xheraldina Vulën.

Sezoni i 13-të jo vetëm që nisi me skenografi të re, por edhe me shumë risi në përmbajtjen e vetë emisionit, përcjellë rtv21.tv

Përveç garës për gatim, këtë vit do të ketë edhe lojëra të ndryshme që do të zhvillohen me mysafirët që janë të ftuar.

Në emisionin e parë të sezonit të ri, mysafirë janë rep-artistët e njohur të labelit, “PINT”, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Lluni.

Pjesë e sezonit të ri për gjatë gjithë vitit do të jenë prezent edhe DPZ Bend së bashku me Erza Qerkinin dhe Xhaner Gashin.

As në këtë sezone nuk do të mungojnë recetat e Cekës dhe këshillat e Olës, përcjellë rtv21.tv Në çdo emision do të jetë i ftuar edhe një shef i kuzhinës shqiptare dhe asaj të huaj.

“Diçka po zihet” do të udhëtoj edhe jashtë Kosovës në vende të ndryshme, duke sjellë recetën e shefit.