75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Gj Sh

Nis sezoni i ri i Premierligës, Liverpuli kundër Bournemouth, formacionet zyrtare

Pas një vere të mbushur me merkato, përgatitje dhe pritje të zjarrtë nga tifozët, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, aty ku Liverpooli do të përballet sonte me Bournemouth-in, në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë.

“Reds” do të synojnë mbrojtjen e titullit të kampionit, pas një sezoni fantastik.

Me përforcimet e shumta dhe me një mungesë të madhe – Diogo Jotan i cili vdiq tragjikisht disa javë më parë do t’i mbledhin forcat për ta zhvilluar një sezon tjetër madhështor.

Ja formacionet zyrtare:

Liverpool XI: Alisson, Frimpong, Konate, Van Dijk, Kerkez, Szoboszlai, Mac Allister, Wirtz, Salah, Ekitike, Gakpo.

Bournemouth XI: Petrović, Smith, Diakite, Senesi, Truffert, Adams, Scott, Brooks, Tavernier, Semenyo, Evanilson.