20:33 / E Martë, 24 Janar 2023 / AR

Nis sezoni i ri “Me Meriton Mjekiqin”, reperja e famshme e ftuara e parë

Ditën e diel (29 janar) do të nis sezoni i ri i emisionit më të shikuar, “Me Meriton Mjekiqi”.

E ftuara e parë është reperja e famshme kosovare, Melinda Ademi.

Lajmin e bëri të ditur vet moderatori Meriton Mjekiqi përmes një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke na lenë të kuptojmë se një e diele super “e nxehtë” po vjen dhe ne po e presim me padurim ta shohim.

Në linkun më poshtë mund të shikoni promon e plotë./Indeksonline/