75 Mall Live Search
16:06 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Tashmë ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Kjo është bërë e ditur nga ana e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Hasani ka theksuar se rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.

Po ashtu ai ka thënë se tekstet e  tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare./Indeksonline/