Nis shqyrtimi i raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Ka nisur shqyrtimi i raportit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE).
Siç ka bërë të ditur ky komision, rezultati i shqyrtimit do të bëhet i ditur në uebfaqe më vonë.
Në fotografinë e publikuar shihen edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në rend dite ka vetëm një pikë, atë të aplikimit të Kosovës, saktësisht raportin e Dora Bakoyannis.
Mbledhja ka nisur që nga ora 14:30, ndërkaq për miratimin e tij duhet të votojnë 27 deputetë.
Pasi të miratohet nga Komisioni, draft opinioni duhet të diskutohet dhe miratohet nga Asambleja.